10 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Përmbytje të mëdha në Indi: Të paktën 17 persona humbën jetën

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë raportuar si të zhdukur në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh.

Vendin e kanë goditur shira të mëdha që nga e enjtja, duke shkaktuar përmbytje në të paktën pesë rrethe.

Numri i të vdekurve u rrit në 17 kur një ndërtesë u shemb, duke shkaktuar edhe tri viktima të tjera.

Së fundi janë shpëtuar dhjetë persona të bllokuar nën rrënoja, por dy po konsiderohen ende të zhdukur.

Gjatë ditës së djeshme (e premte), disa njerëz mbetën të vdekur pasi përmbytjet e mëdha përmbytën një autobus, i cili po bartte disa pasagjerë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles