8.5 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Përhapja e lisë së majmunëve/ OBSh: 257 raste të konfirmuara në mbarë botën

Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka raportuar 12 raste në tetë shtete që nga e premtja pasdite.

Në pesë vende afrikane ku gjendet zakonisht lija e majmunëve, OBSh-ja tha se ka marrë raporte për njëmijë e 365 raste dhe 69 vdekje për shkak të virusit. Këto sëmundje u raportuan në periudha të ndryshme duke filluar nga mesi i dhjetorit deri në fund të majit.

Asnjë vdekje nuk është raportuar në vendet jo endemike.

“Rreziku i shëndetit publik mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur si patogjen njerëzor dhe përhapet në grupe me rrezik më të lartë të sëmundjeve të rënda si fëmijët e vegjël dhe personat e me imunitet të dobët”, tha OBSh-ja.

Agjencia po u kërkon ofruesve të kujdesit shëndetësor që të vëzhgojnë nga afër simptomat e mundshme si skuqje, ethe, ënjtje të nyje limfatike, dhimbje koke, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh dhe lodhje, dhe të ofrojnë testime për këdo që ka këto simptoma.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles