11.9 C
Struga
Thursday, May 2, 2024
spot_img

Përgjigje ndaj reagimit të VMRO-DPMNE-së me rastin e shitjes së përbashkët të objektit të Misionit të ish-RSFJ-së në OKB në Nju-Jork

Të nderuar,

Në lidhje me qëndrimet e shprehura nga partia politike VMRO-DPMNE mbi shitjen e përbashkët të objektit në Misionin e ish-RSFJ-së në OKB në Nju-Jork, informojmë se Presidenti Pendarovski është informuar rregullisht nga ministria kompetente për rrjedhjen e deritanishme të procesit. Nga shuma e përgjithshme e mjeteve, 4 milionë dollarë amerikanë, pjesa që i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, 3.4 milionë janë transferuar, kurse pjesa tjetër prej 0.6 milionë pritet të transferohet së shpejti.

Në përputhje me marrëveshjen, kur të përfundohet i gjithë transaksioni shitblerës, të gjitha mjetet do të kalojnë në buxhetin tonë shtetëror. Presidenti Pendarovski pret që mjetet nga shitja e pronës së përbashkët që i takojnë Maqedonisë së Veriut do të përdoren në përputhje me përfundimet e Qeverisë për blerjen e hapësirave për Misionin e përhershëm në OKB në Nju-Jork dhe për objekt për ambasadë në Sofje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles