9.7 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Përfundon takimi i Zaevit me Ahmetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë mbajtur takim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Takimi i Zaevit dhe Ahmetit vjen pas situatës së fundit të krijuar politike, me të cilën OBRM-PDUKM-ja paralajmëroi se ka shumicë të re parlamentare.

Pas përfundimit të takimit, kryeministri Zaev nuk u ndal të jep deklaratë për media.

Kujtojmë që sot në Kuvend partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, dorëzoi iniciativë për votëbesimin e Qeverisë, për të cilën thonë se e njëjta do të përkrahet nga më shumë se 61 deputetë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, tha se edhe pse është nënshkruar në iniciativën për votëbesimin, nuk do ta përkrahë atë në Kuvend, derisa nuk largohen deputetët e partisë “E Majta”.

Kurse, nga ana tjertër, sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari, ka paralajmëruar se po negociojnë edhe me disa deputetët të BDI-së, për të cilët siç tha, do ta përkrahin rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI.

Ndryshe, seanca për votimin e votëbesimit të Qeverisë është caktuar për të enjten në ora 11:00.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles