20 C
Struga
Saturday, May 18, 2024
spot_img

Pendarovski priti laureatin, fituesit e çmimeve dhe organizatorët e edicionit të 62 të MSP

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur laureatin vjetor të Mbrëmjeve strugane të poezisë, akademikun Vllada Urosheviq, drejtorin e Mbrëmjeve strugane të poezisë Todorçe Tasevski, kryetaren e këshillit drejtues të festivalit Elizabeta Sheleva, fituesin e çmimit “Vëllezërit Miladinovi” Dimitar Basheski dhe fituesin e çmimit “Urat e Strugës” të UNESKO-s për librin debutues Gavin Bredli, informojnë nga zyra e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Duke e uruar Urosheviqin për çmimin “Kurora e artë”, presidenti Pendarovski theksoi se është veçanërisht krenar që këtë vit një nga figurat më të njohura letrare dhe kulturore maqedonase është bartës i kësaj mirënjohjeje ndërkombëtare më të rëndësishme në sferën e poezisë.

Në takim, presidenti uroi për organizimin e një tjetër edicioni të suksesshëm të festivalit, duke theksuar se Mbrëmjet strugane të poezisë janë një triumf i kulturës dhe traditës maqedonase që pasurojnë njëkohësisht hapësirën kulturore botërore dhe se vendi është krenar që është nikoqir i një festivali më të vjetër poetik me identitet të njohur në botë. Presidenti i uroi poetët për çmimet e fituara, duke i vlerësuar si mirënjohje për veprimtarinë e tyre poetike dhe letrare.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles