5 C
Struga
Monday, May 13, 2024
spot_img

Pendarovski-Peach: Fokusi është në marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetjen britanike për RMV-në

Presidenti Stevo Pendarovski priti sot Lordin Stuart Peach, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, i cili po qëndron në vendin tonë me rastin e pjesëmarrjes në “Forumi i Prespës për Dialog 2023”.

Në takim u diskutua për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe ndërmjet dy vendeve në 30 vitet e fundit dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në tema me interes të përbashkët.

Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë që vendi ynë i kushton përkrahjes britanike të deritanishme në disa fusha dhe forma dhe shprehu pritjen që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale në rajon, veçanërisht në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës, si dhe për reagimin e dy vendeve në kuadër të Aleancës së NATO-s në lidhje me këtë çështje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles