9 C
Struga
Sunday, February 25, 2024
spot_img

Pendarovski – Eskobar: SHBA-të mbështesin aspiratat Evropiane të RMV-së

“RMV-ja TË VAZHDOJË DREJT ANËTARËSIMIT FUQIPLOTË NË BE”

Në kuadër të vizitës dyditëshe në Shkup, diplomati amerikan Gabriel Eskobar, ka takuar Presidentin Stevo Pendarovski. Sic thuhet në komunikatën e presidencës, krahas zhvillimeve aktuale të vendit, është diksutuar edhe situata në rajonin më të gjerë, në kontekst të agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti Pendarovski ka potencuar rëndësinë e mbështetjes amerikane drejt realizimit të qëllimeve strategjike të vendit tonë. Lidhur me këtë, sipas komunikatës, është biseduar edhe për hapat e ardhshëm që duhet t`i ndërmerr vendi, me qëllim të përparimit në procesin integrativ në BE.

“Në takim u konfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të vendit tonë. Njëkohësisht ishte shprehur pritja nga Uashingtoni zyrtar se RMV-ja do ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit fuqiplotë në BE”, tha Stevo Pendarovski.

Vizita e diplomatit amerikan vjen një javë pas nisjes së seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, ku parashihet futja e Bullgarëve në Preambulë. Pa plotësimin e këtij kushti Maqedonia e Veriut nuk mund ta mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe t`i vazhdojë negociatat me BE-në.

Në vigjilje të vizitës së tij u ringjall narativi nga periudha para Marrëveshjes së Prespës, me vlerësime se sërish po aktivizohet e ashtuquajtura “artileria e rëndë diplomatike”, që duhet të bëjë kthesë rreth sigurimit të shumicës së domosdoshme prej 2/3 për ndryshimet kushtetuese./KlanMacedonia

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles