4.8 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

PE mbështet shtyrjen e certifikatës digjitale të COVID për një vit

Parlamenti Evropian u ka dhënë dritën jeshile shteteve anëtare të BE që të mbajnë në fuqi certifikatën digjitale të vaksinimit për COVID deri në qershor të vitit të ardhshëm, raporton SchengenVisaInfo.com.

Në një komunikatë për media të lëshuar një ditë më parë, bëhet e ditur se PE ka mbështetur me 432 vota pro, 130 kundër dhe 23 abstenime propozimin për vazhdimin e kornizës për qytetarët e BE-së. Skema duhej të përfundonte në fund të qershorit të kësaj vere.

“Për të siguruar që qytetarët e BE-së të mund të përfitojnë nga e drejta e tyre për lëvizje të lirë pavarësisht nga evolucioni i pandemisë COVID-19, PE ka miratuar vendimin e Komitetit të Lirive Civile për të hapur negociatat me shtetet anëtare për të zgjatur certifikatën digjitale COVID-19 të BE-së, e parashikuar të skadojë më 30 qershor, për 12 muaj të tjerë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Propozimi ishte paraqitur për herë të parë nga Komisioni i BE-së në fillim të shkurtit të këtij viti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles