12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Patëm një fushatë të drejtë, me kushte të barabarta për të gjithë, konsideron Osmani

Patëm fushatë të drejtë në të cilën me të vërtetë të gjithë faktorët kishin mundësi  të paraqiten para qytetarëve nën kushte të barabarta. Ky është përfitim i rëndësishëm demokratik, që i përgjigjet  pjekurisë demokratike të një vendi anëtar në NATO dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konstaton në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.

“Sa për ne, për BDI-në pa dyshim që kjo është njëra nga fushatat më të bukura që deri tani i kemi pasur në çdo kuptim. Së pari,  patëm fushatë jashtëzakonisht pozitive dhe kjo ndjehet  në numrin e madh të takimeve me qytetarët. Ata interesohen për projektet, propozonin edhe projekte të tyre dhe çka është më e rëndësishme e pranuan Agjendën e blertë  si prioritet më i rëndësishëm  për zhvillimin e mjedisit të tyre  të drejtpërdrejtë për rregullimin e lagjeve të tyre,  për bashkësitë  më të gjëra në përgjithësi. Mbajtëm 20 mitingje qendrore  në të gjitha  qendrat më të mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nga Likova dhe Saraji, përmes Çairit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës dhe Strugës. Realizuam qindra vizita, në të gjitha vendet e populluara, duke shkuar nëpër rrugë dhe lagje,  duke trokitur në çdo derë, duke realizuar  megjithatë takime direkte me dhjetëra e dhjetëra mijë qytetarë. Edhe pse fitoren e vërtetë e presim të dielën,  më 17 tetor, duke e llogaritur fushatën si një pjesë e veçantë e  garës politike në këtë gjysmëkohë, pa dyshim ne fituam”, tha ai.

Sipas Osmanit me energji pozitive, me ofertë të bukur, me koncept të bukur, me projekte të bukura përmes  imponimit të Agjendës së blertë si fenomen  më i rëndësishëm  i kësaj fushate, BDI-ja arriti t’u kundërshtohet sulmeve të oponentëve politik dhe të “sjelljes së tyre jo të drejtë dhe  joprincipiele dhe të koalcionit të tyre joprincipiel në të cilën edhe vetë nuk besojnë”.

Osmani u bëri thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim të përcaktimit  ose vendimit të tyre politik, të dielën të dalin të votojnë.

“Zgjedhjet janë momenti më i rëndësishëm kur secili nga ne në mënyrë të fshehtë e tregon mendimin e tij. E rëndësishme është secili nga ne lirshëm ta shprehë vullnetin e tij politik dhe me atë të marrë pjesë në krijimin e të ardhmes së tij por edhe të përbashkët”, deklaroi Osmani.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles