10 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Partnerët qeveritarë: Shumica parlamentare është stabile

Partitë e koalicionit qeveritar, i përgjigjen thirrjeve të kreut të LSDM-së Zoran Zaev, i cili kërkoi nga ata që ti mbështesin kandidatët e kësaj partie në rrethin e dytë zgjedhor. Nga BDI, Bujar Osmani tha se do të mbështesin kandidatin e LSDM-së për qytetin e Shkupit, Petre Shilegov. Megjithatë kërkoi mbështetjen e LSDM-së në Tetovë, mbështetje të cilën nga socialdemokratët e kërkon edhe Lëvizja BESA. Osmani tha se kreu i BDI-së Ali Ahmeti negocion me më shumë lider partish por pa zbardhur detaje.

Ne apelojmë për mbështetjen e të gjithë qytetarëve të të gjitha partive politike, e dua votën e tyre, e duam mbështetjen e të gjithëve, mirëpo në kontekst të koalicionimeve konkrete ju thash që kërkojmë nga partneri i koalicionit të mbështesë platformën tonë dhe kandidatin tonë në koalicion. (Gazetari: Edhe Besa është partner i koalicionit). Fola për LSDM-në për shkak se BESA është kandidat- deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Mbështetje të drejtpërdrejtë kandidatëve të LSDM-së i ka dhënë edhe Partia e Pensionistëve. Në kumtesë me shkrim nga kjo parti ftojnë anëtarët e saj që në rrethin e dytë të mbështesin kandidatët e LSDM-së.

Po ashtu, edhe nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit u bënë thirrje anëtarëve të partisë që të mbështesin kandidatët e LSDM-së.

Por PLD dhe Partia për Ripërtëritje Demokratike të Maqedonisë të cilët në zgjedhjet lokale garuan së bashku, nuk do u bëjnë thirrje votuesve të tyre që të mbështesin kandidatët e LSDM-së. Maja Moriçanin thotë se votuesit e tyre duhet të vetojnë sipas bindjes personale. Ndërsa Goran Milevski, kryetar i PLD-së thotë se i japin afat Qeverisë të ndryshojë mënyrën e qeverisjes.

Tani në rrethin e dytë, në mënyrë masovike do të dalin dhe do e përkrahin kandidatin, personalitetin për të cilin besojnë se me të vërtetë në 4 vitet e ardhshme do ta udhëheq komunën ose qytetin në drejtim pozitiv- pohoi Maja Moraçanin.

Mbesim siç tha Maja, pjesë e koalicionit qeveritar, por pas rrethit të dytë zgjedhor, me seriozitet do të bisedojmë me partnerët tonë politik që të ndryshojë diçka në mënyrën e qeverisjes për shkak se është e dukshme se qytetarët i dhanë mosbesim Qeverisë, respektivisht e dënuan qeverinë në të cilën jemi pjesë edhe ne. 30 mijë vota na obligojnë, vota jonë të jetë më e fuqishme në pushtet dhe të jemi më të vendosshëm në disa vendime që vlerësojmë se janë të gabuara, a në të kaluarën ndoshta i kemi heshtur- tha Goran Milevski, PLD.

Të gjithë partnerët e koalicionit Qeveritar, të cilët sot iu përgjigjën thirrjes së kreut të LSDM-së Zoran Zaev, deklaruan se janë të pavërteta njoftimet për shumicë të re parlamentare. Ata thonë se shumica qeveritare aktuale është stabile.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles