10 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Partizani (Tiranë) – A.S. Roma (Romë), ndeshje luksi në 12 gusht 2023, ora 20:00

Partizani do të presë në “Air Albania”, ora 20:00 skuadrën e Romës, në një miqësore luksi për “Demat e kuq”, që është fiksuar për datën 12 gusht. Lajmi është konfirmuar të enjten edhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama. “Uou! Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Murinjo”, shkruan Edi Rama në postimin që i ka dedikuar miqësores, si edhe trajnerit Zhoze Murinjo që nga Tirana ka kujtime të bukura. Vitin e shkuar, Murinjo arriti të fitonte trofeun e parë të Ligës së Konferencës në Tiranë, me skuadrën e Romës në një përballje finale me Fejënordin, aty ku verdhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-0.

Kjo është miqësorja e dytë e klubeve shqiptare me ato të Serisë A, teksa një ditë pas Partizanit, më 13 gusht, edhe Egnatia do të përballet me Interin. Kjo sfidë vjen pas në tjetër miqësoreje të zhvilluar mes dy skuadrave të femrave disa javë më parë. Kurse ndeshja e Romës së meshkujve, luhet vetëm 2 ditë para sfidës me Valmierën, e vlefshme për turin e 3-të të Ligës së Konferencës, teksa 5 ditë më pas të kuqtë do të duhet të luajnë edhe sfidën e kthimit me letonezët.

Kjo ndeshje ndaj Partizanit, për Romën do të ishte një nxehje finale para nisjes së Serisë A. Më 20 gusht, skuadra e Murinjos do të sfidojë Salernitanën në “Olimpiko”. Para të kuqve, më 6 gusht skuadra kryeqytetase do të luajë një tjetër test miqësor ndaj francezëve të Tuluzës. (RTSH Sport)

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles