8.9 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Parlamenti estonez miraton një rezolutë: Krimet ruse në Ukrainë i cilëson si gjenocid

Estonia është një nga disa vendet botërore që e ka cilësuar agresionin rus në Ukrainë si një gjenocid.

Parlamenti shtetëror, Riigikogu votoi sot në favor të rezolutës që e cilëson agresionin rus si gjenocid kundër popullit ukrainas.

Qeveria estoneze u ka bërë thirrje organizatave të tjera qeveritare dhe ndërkombëtare që të ndjekin shembullin.

Ambasadorja e këtij vendi në Ukrainë, Mariana Betsa e cilësoi këtë si një moment historik, “Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për krimet e tmerrshme”.

Ndryshe, gjenocidi përkufizohet në të drejtën ndërkombëtare si një krim kundër grupeve kombëtare, etnike, racore ose fetare që synon shkatërrimin e pjesshëm ose të plotë të anëtarëve të një grupi të caktuar.

Forcat ukrainase raportojnë varreza masive dhe prova të krimeve të kryera kundër civilëve.

Letonia ka miratuar më parë një deklaratë që dënon krimin e gjenocidit kundër popullit ukrainas.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles