8.1 C
Struga
Sunday, February 25, 2024
spot_img

Pacienti që humbi jetën dyshohet se i vuri flakën spitalit, rasti tragjik në Psikiatrinë e Kosovës në hetim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmoi sot vdekjen e një pacienti për shkak të zjarrit që përfshiu një natë më parë njërën nga dhomat e Repartit të Urgjencës e Psikiatrisë të këtij institucioni.

Në njoftim sqarohet se zjarri nisi rreth orës 23:00 në dhomën e mbyllur ku qëndrojnë përkohësisht pacientët që bëhen agresiv dhe humbin vetëdijen. Dyshohet se ka qenë vetë viktima ai që ka shkaktuar shpërthimin e flakëve.

“Ishte pacienti që e vuri zjarrin në rrethana ende të panjohura për ne. Për pasojë, ai humbi jetën për shkak të asfiksisë nga tymi, pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në deklaratë. Më tej, bëhet se ditur se shenja intoksimi nga tymi  kanë shfaqur edhe pesë persona në këtë klinikë – një paciente, dy mjekë dhe dy infermierë.

Ata, sipas QKUK-së, u lënduan teksa i ofruan ndihmë pacientit në fjalë dhe asistuan evakuimin e pacientëve të tjerë. QKUK-ja bën të ditur se tashmë rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës. Viktima është identifikuar si Nusret S, i moshës rreth 50 vjeç.

Mediat vendase thonë se ai dyshohet të ketë pasur një shkrepëse të fshehur, me të cilën ka djegur dyshekun dhe batanijet që ndodhen në këtë dhomë në shërbim të pacientëve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles