6.7 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

Osmani: Vizita e Lavrov në Serbi do të nënkuptonte mosmbajtjen e samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani për tha se prania e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd do të nënkuptonte mosmbajtjen e samitit të Ballkanit Perëndimor në Ohër më 7 dhe 8 qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lavrov nuk mbërriti sot në Beograd, pasi Mali i Zi, Maqedonia dhe Bullgaria e ndaluan fluturimin, ndërsa në samitin “Ballkanit të Hapur” në Ohër, përveç kryeministrit Dimitar Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa i ftuar është edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviq.

“Konsideruam se kjo kërkesë e ambasadës për lirimin e këtij fluturimi special i përshtatet edhe qëndrimit tonë ndaj agresionit. Mesazhi është se është e papranueshme të sulmohen vendet e pavarura në shekullin 21. Është një sistem vlerash. Në pyetje ishte mbajtja e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Ohër nëse do të realizohej kjo vizitë.

Nismat rajonale duhet të jenë në kuadrin e disa vlerave dhe parimeve bazë që ne besojmë dhe agresioni rus është në kundërshtim me to. “Dështimi i kësaj vizite inkurajon mbajtjen e një takimi të Ballkanit të Hapur”, tha Osmani për “Sitel”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles