11 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Osmani-Varhelyi: Dhjetori mundësi për hap pozitiv në fazën e ardhshme në procesin tonë euro-integrues

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, pati takim me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Në takim u diskutua perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e mira fqinjësore, nismat rajonale dhe pritshmëritë për periudhën që vijon, në prag të Këshillave të dhjetorit, si mundësi për hap pozitiv në fazën e ardhshme në procesin tonë euro-integrues, njoftojnë nga MPJ.

Bashkëbiseduesit iu referuan gjetjeve të Raportit të këtij viti të Komisionit Evropian, përmes së cilit u përçua sinjal i fuqishëm dhe i qartë se kredibiliteti i politikës së zgjerimit vazhdon të mbetet investim kyç gjeostrategjik në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në mbarë Evropën. Në takim u rikonfirmuan vlerësimet pozitive të KE-së për vendin për të gjithë parametrat, me çka vjen edhe thirrja e pahamendshme ndaj vendeve anëtare, pa prolongim të mëtejmë, të mbarojnë diskutimet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, e cila duhet të mbahet sa më shpejtë që është e mundur.

Gjatë takimit u bisedua edhe për zhvillimet e fundit të brendshme politike në vend, por edhe për përpjekjet për tejkalimin e dallimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, si prioritet për ta zhbllokuar rrugën tonë drejt BE-së.

“Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar në Agjendën e reformave dhe integrimit evropian, me impuls dhe proaktivitet shtesë në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si një vlerë e shtuar kyçe në zhvillimin e stabilitetit rajonal. Politika e zgjerimit është mjeti më i mirë për nxitjen e reformave komplekse dhe konsolidimit demokratik, ndërsa fuqia e saj transformuese bazohet në kushtëzimin dhe vlerësimin objektiv të rezultateve në procesin përmes të cilit pasqyrohen vlerat e Bashkimit Evropian”, tha Osmani.

Gjatë takimit, Komisioneri, Varhelyi informoi për përpjekjet e Komisionit Evropian për ta ripërtrirë momentumin evropian në rajon, por edhe për zbatimin e Planit të Investimeve Ekonomike, i cili paraqet mbështetje të fortë të BE-së për forcimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, avancim të bashkëpunimit rajonal dhe përforcimin e lidhjeve me BE-në.

Osmani gjatë ditës do të takohet edhe me Andreas Schieder, kryesues i Komisionit të Përbashkët Parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian; me Ilhan Kuçuk, Raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian si dhe me Këshilltarët për politikë të jashtme të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe të Presidentes së Komisionit Evropian, Von der Layen.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles