6.4 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Osmani: Të enjten do të sillen kufomat e aksidentit

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale, bëri të ditur se të enjten (02 dhjetor 2021) do të sillen kufomat e aksidentit të 23 nëntorit që ndodhi në autostradën “Struma” të Bullgarisë.

“Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se sjellja e kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021. Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtëpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë”, ka shkruar ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles