6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Osmani takon përfaqësuesit e bullgarëve në Maqedoni, kërkohet bashkëpunimi me institucionet e vendit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me Gjorgji Trendafilov dhe Lupço Gorgievski, përfaqësues të organizatave të ndryshme të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga MPJ.

“Në takim u shkëmbyen mendime për çështje që prekin komunitetin bullgar në Maqedoninë e Veriut, sfidat me të cilat përballen shoqatat, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të drejtpërdrejtë dhe intensiv me shtetin.

Gjithashtu u shpreh kënaqësi për qasjen e drejtpërdrejtë në shkëmbimin e mendimeve, si dhe synimi për t’u takuar sërish dhe për të intensifikuar dinamikën e komunikimit, me qëllim përfshirjen më të drejtpërdrejtë të komunitetit bullgar dhe shoqatave që i përfaqësojnë në kuadër të bashkëpunimit të rregullt të shtetit me sektorin civil”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles