14 C
Struga
Wednesday, March 27, 2024
spot_img

Osmani-Stoev: Intensifikimi i dialogut për gjetjen e një zgjidhjeje në interes të të dyja palëve

Ministri për punë të jashtme Bujar Osmani i cili po qëndron për vizitë punë në Bruksel, u takua me kolegun e tij bullgar Cvetllan Stoev. Gjatë takimit Osmani-Stoev kanë biseduar për mundësin e intensifikimit të dialogut, dhe arritjen deri tek një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

“Rikonfirmuam rëndësinë dhe përkushtimin për progres në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe shkëmbyem mendime mbi zhvillimet e fundit politike pas cikleve zgjedhore në të dy vendet. Ne ritheksuam vendosmërinë tonë për të vazhduar qasjen konstruktive dhe vullnetin e mirë në marrëdhëniet bilaterale. Njëherazi, përshëndetëm gatishmërinë për intensifikimin e punës së Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore me shpresën se Komisioni në periudhën e ardhshme do të gjejë mënyra për të arritur rezultate konkrete, që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ministri i jashtëm Bujar Osmani.

Osmani me këtë rast është shprehur se deri në mbajtjen e takimeve kryesore të BE-së në dhjetor, pret që kontaktet të intensifikohen përmes formave ekzistuese të takimeve, për të gjetur zgjidhjet më të mira në interes të arritjes së hapave të mëtejshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Vetëm dialogu i hapur dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë janë treguesi më i mirë i përgjegjësisë dhe përkushtimit për paqen dhe stabilitetin, perspektivat e Rajonit, si dhe ballafaqimin e suksesshëm me të gjitha llojet e sfidave me të cilat përballemi së bashku”, shkruan Osmani.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles