10 C
Struga
Monday, February 26, 2024
spot_img

Osmani: Roli i gruas në proceset e sigurisë është kyç për shoqëritë demokratike

Sigurimi i kushteve që do të garantojnë se gratë kanë rol të rëndësishëm në vendimmarrje, përfshirë edhe sektorin politik dhe të sigurisë, është e një rëndësie të veçantë për stabilitetin në rajonin e OSBE-së, i cili ballafaqohet me sfidën më komplekse të sigurisë, siç është agresioni ushtarak  rusis ndaj Ukrainës.

Prandaj, Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në si një nga prioritetet kryesore e ka vendosur barazinë gjinore në të trija dimensionet e OSBE-së – dimensionin e sigurisë, dimensionin ekonomik dhe atë njerëzorë. Këtë e theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Universitetin e Shtulit në Tetovë, në hapjen e Konferencës për Barazi Gjinore dhe Forcimin e Pozitës së Gruas, organizuar në kuadër të Kryesimit të OSBE-së në vitin 2023, e cila njëherit është edhe konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore.

“Themelimi i këtij institucioni në vend dha mundësi që të forcohet nja nga përshpejtuesit bazë për përmirësimin e rolit të grave dhe vajzave – që është qasja në arsimin e lartë, i cili shërben si bazë për përfshirjen më të madhe të tyre në proceset  e përgjithshme shoqërore dhe vendimarrëse” -tha Osmani.

Njëherit, kryesuesi theksoi se OSBE-ja do të vazhdojë punën e saj në terren në drejtim të avancimit të mëtejshëm të barazisë gjinore dhe forcimit të pozitës së grave me mbështetjen e vendeve pjesëmarrëse dhe institucioneve të OSBE-së, ndërsa një pjesë e iniciativave do të prezantohen në kuadër të Konferencës.

“Si prioritete të punës sonë në terren, vazhdojmë me mbështetjen për pjesëmarrje më të madhe të grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë përmes përfshirjes së tyre të drejtpërdrejtë në tryezën e bisedimeve dhe në proceset e paqes. Do t’i referohemi ndikimit t; korrupsionit tek gratë dhe se si ai pengon shfrytëzimin e potencialit të tyre të plotë në shoqëri dhe ekonomi. Do të prezantohen mënyrat se si të rritet pjesëmarrja politike e grave dhe të tejkalohen pengesat me të cilat gratë ballafaqohen gjatë procesit të vendimmarrjes. Njëherit do të diskutojmë se çfarë aktivitetesh nevojiten për t’u ballafaqur me diskriminimin strukturor dhe dhunën me bazë gjinore, përfshirë edhe ngacmimet online”, tha Osmani në fjalimin e tij.

Osmani theksoi se Konferenca ndërlidhet me iniciativën e MPJ-së “Gratë në politikën e jashtme”, e cila është formuar në vitin 2021 me qëllim të forcimit të rolit të grave në diplomaci. Kjo iniciativë u shndërrua në ngjarje vjetore dhe në krijimin e rrjetit rajonal të grave diplomate në Evropën Juglindore, theksoi Osmani.

Konferenca për barazi gjinore dhe forcimin e pozitës së gruas që do të mbahet në Tetovë do të zgjasë dy ditë, më 5 dhe 6 shtator.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles