9.4 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Osmani: Ratifikimi i marrëveshjeve të Procesit të Berlinit i rëndësisë së jashtëzakonshme për lëvizjen e njerëzve dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor

Tri marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, që janë në kuadër të Procesit të Berlinit që sot i ratifikoi Kuvendi, janë të rëndësisë së jashtëzakonshme për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, potencoi Osmani në publikimin e tij.

Kuvendi në seancën e 111-të i ratifikoi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit – për njohje të ndërsjellë të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Pasi komisionet amë nuk kanë dorëzuar propozim të plotësuar, deputetët pa debat i sollën: Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë dentare dhe arkitektëve në kontekst të Marrëveshjes qendrore evropiane për tregti të lirë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles