12 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Osmani: Propozimi portugez si kornizë bazë mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e integrimeve evropiane

Propozimi portugez si kornizë bazë mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e integrimeve tona evropiane, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani, duke komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit bullgar Kiril Petkov për zhvendosjen e vetos pas hapjes së negociatave dhe ndryshimin e Kushtetutës para hapjes të kapitullit të parë BE-ja duhet të jetë garantues i ndryshimit të Kushtetutës.

“Mendoj se propozimi portugez si kornizë bazë për idetë e shkëmbyera mes dy qeverive në javët e fundit, mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit”, tha Osmani për televizionin Telma.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një deklaratë për BTV sot përsëriti se garancia për të drejtat e bullgarëve në vend mund të sigurohet përmes procesit të integrimit evropian, për të cilin vlerëson se Maqedonia e Veriut do të marrë së paku për 10 vjet.

Ministri i Jashtëm Osmani nesër shkon në Berlin, ndërsa pasnesër në Sofje. Gjatë vizitës së tij të punës në Republikën Federale të Gjermanisë, ai do të ketë takime me Ministren e Shtetit për Evropën, Anna Lirmann, me Michael Roth, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe me Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e BE-së, ku pret riafirmimin e qëndrimit gjerman në lidhje me dosjen tonë evropiane dhe mbështetje në lidhje me nevojën urgjente për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles