6.3 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Osmani pret komunikim më intensiv me Bullgarinë

“Ka frikë se çështja do të zvarritet, koha nuk është në favorin tonë”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Ndërsa integrimi evropian ngec, ai pret rritje të dinamikës në bisedimet me Sofjen pas vizitës së kryeministrit bullgar Kiril Petkov në vend në janar. Ndryshe nga presidenti Stevo Pendarovski i cili tha të mos ngutemi, Osmani thotë se as nxitimi dhe as ngadalësimi nuk do të ndikojnë në cilësinë e zgjidhjes.

“Kërkojmë diçka që është e jona dhe e merituar dhe mendoj se nuk duhet të lëmë hapësirë që kjo çështje dalëngadalë të hyjë në konflikt të ngrirë”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

Osmani zbuloi se Shkupi i është përgjigjur “Propozimit 5 + 1″ dhe se ka pasur një marrëveshje që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë derisa negociatat me Brukselin ishin në proces. Por, ndryshe nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, Osmani është i rezervuar për përfshirjen e Kuvendit në proces. Ai është gjithashtu pesimist se historianët do të arrijnë ndonjë marrëveshje, ndaj sugjeron që të gjithë ta interpretojnë historinë e tyre si të ju konvenojë.

“Qasja e imponimit të historisë si kriter dhe marrëveshje për një të vërtetë historike absolute të njëqind viteve apo 70 vjet më parë, mendoj se nuk është rruga që duhet të kenë dy vende evropiane, anëtare të NATO-s, si një perspektivë e vetme për bashkëpunim”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

Në konferencën për shtyp, Osmani e vlerësoi si joracionale qasjen ndaj krijimit të historisë dhe si shembull vuri në dukje se ish-ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva kërkoi marrëveshje të re ku të thuhet se maqedonishtja e ka origjinën nga gjuha bullgare, ndërsa kombi maqedonas është krijuar pas përpjekjes bullgare për çlirim nga Perandoria Osmane. Shkupi zyrtar e refuzoi një propozim të tillë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles