6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Osmani-Cattler: Kohezioni dhe solidariteti ndërmjet aleatëve paraqet adutin më të fuqishëm të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me Ndihmësekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për zbulim dhe siguri David Cattler, ku u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, me fokus në agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, theksojnë nga MPJ, Osmani e riafirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe nevojën për forcimin e pranisë së NATO-s në rajonin tonë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjes nga ana e ndikimeve malinje në Ballkanin Perëndimor.

“Të dy Ministrat u dakorduan me vlerësimin se mjedisi i ndryshuar i sigurisë në kontekst të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, gjeneron rreziqe të shtuara të sigurisë, me çka uniteti, kohezioni dhe solidariteti ndërmjet aleatëve paraqet adutin më të fuqishëm të Aleancës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles