8.7 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Omikron, vendet e rajonit dhe të botës shtrëngojnë masat

Për shkak të llojit Omikron të koronavirusit, vendet e rajonit dhe të botës kanë shtrënguar masat.

Për të hyrë në Greqi nga sot, të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar virusin duhet të paraqesin test PCR negativ. Kjo është masë e përkohshme dhe e jashtëzakonshme që do të zgjasë deri më 10 janar. Testi PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë kurse testi “rapid” 24 orë. Për të hyrë në Greqi duhet të plotësohet edhe formular. Ata që nuk janë vaksinuar ose nuk e kanë kaluar virusin, do të testohen pas hyrjes në Greqi.

Për të kaluar kufirin në Kosovë nga 3 janari duhet të jeni të vaksinuar me dy doza.

Holanda filloi sot kufizimet e saj. Të gjitha veprimtaritë si sallonet e parukerisë, palestrat, baret, restorantet, kinematë, muzetë dhe teatrot, do të jenë të mbyllura deri më 14 janar për të parandaluar përhapjen e virusit.

Për të hyrë në Zvicër nevojitet test negativ për koronavirusin edhe për të vaksinuarit kurse të gjithë ata që hyjnë në vend duhet të bëjnë sërish test anti- kovid nga dita e katërt deri në ditën e shtatë dhe ta dorëzojnë tek autoritetet.

Ngjashëm është edhe në Itali. Ata që janë vaksinuar kundër Covid – 19 në vendet e Bashkimit Evropian duhet të tregojnë edhe rezultat negativ të virusit përveç vaksinimit. Ndërsa, ata që nuk janë vaksinuar pavarësisht testit negativ, do të duhet të qëndrojnë në karantinë për pesë ditë. Kjo masë e autoriteteve italiane do të zgjasë deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.

E nga sot banorëve të Britanisë së Madhe u ndalohet vizita në Gjermani. Kjo masë është marrë nga autoritetet gjermane për të parandaluar përhapjen e llojit Omicron të Covid- 19. Gjermania ka një listë të vendeve që janë në rrezik të lartë dhe pasagjerët që vijnë nga atje duhet të dorëzojnë PCR test negativ. Në Gjermani, të pavaksinuarit nuk mund të hyjnë në dyqane që nuk janë me rëndësi thelbësore, restorante, objekte sportive dhe kulturore.

Në Britaninë e Madhe, vetëm dje janë regjistruar 89 mijë raste me Covid – 19, pikërisht për shkak të llojit omicron, i cili është më i përhapur në Londër. Qytetarëve u kërkohet të marrin certifikatat e vaksinimit për hyrjen në klubet e natës dhe në stadium ose, test negativ. Masa të ngjashme po merren në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Omicron po përhapet me një ritëm të paprecedentë në krahasim me jjojet e tjera dhe së shpejti do të zëvendësojë llojin Delta dhe do të bëhet dominues. OBSH njoftoi se lloji Omicron i koronavirusit është raportuar në 89 vende.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles