-5 C
Struga
Monday, January 24, 2022
spot_img

Omikron, s’ka masa shtrënguese për festat e fund vitit

Konfirmimi i rastit të parë me Omikron në vend, nuk do të çojë në shtrëngimin e masave gjatë festave të fund vitit. Ministri i Shëndetësisë në largim Venko Filipçe, thotë se të dhënat e fundit shkencore flasin se ky variant është më i butë krahasuar me llojin Dellta. Megjithatë, Filipçe thekson se mënyra më ë mirë e mbrojtjes nga çdo lloj varianti është vaksinimi. Edhe pse akoma nuk janë publikuar të dhënat e Regjistrit të Popullsisë, Filipçe thotë se bazuar në regjistrimin e ri, 55% e popullatës së përgjithshme në vend është e imunizuar, dhe kjo sipas tij është një e dhënë që jep shpresa për tejkalim më të lehtë të pandemisë.

 “Tani për tani vetëm një rast pozitiv është Identifikuar me Omikron tek ne. Konsideroj se as ky variant e asnjë variant tjetër i virusit i cili eventualisht do të paraqitej, nuk do duhej të na shtyjë drejtë vendosjes së masave shtesë shtrënguese. Mendoj se masat aktuale janë shumë mirë të dimensionuar. 2:43 Kjo formë e virusit jep pasqyrë më të lehtë klinike që do të thotë se nuk pritet të mbingarkohet kapaciteti spitalor tek ne. Madje tani spitalet po zbrazen. Po mbyllen një pjesë e reparteve infektive nëpër qendrat Kovid. Kapacitetet Spitalore nuk janë të ngarkuara për momentin”- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ekspertët kujtojnë se masat aktuale janë shumë efikase, por vetëm nëse respektohen. Sipas tyre nuk ka vend për frikë e panik derisa qytetarët i përmbahen protokolleve anti covid.

“ Ne nuk kemi pse frikësohemi, nuk ka se pse të frikësohemi , situata në terren është ajo që është. Duhet të sillemi me mençuri , dhe kjo nënkupton se duhet të kemi kujdes. Jo t’i heqim maskat dhe të infektohemi qëllimisht dhe të presim se do të kalojmë lehtë sepse ne ende nuk mund të parashikojmë se cilët nga të infektuarit do të kalojnë lehtë dhe cilët jo. Ne duhet të kujdesemi nga virusi dhe të ja rëndojmë shpërndarjen nga një person në një tjetër. 5:43 “ Të gjithëve ju mbetet në ndërgjegjen e tyre të jenë të vëmendshëm, masat t’i respektojmë në mënyrë individuale. Masat janë shumë efikase, nga fillimi i pandemisë e deri më tash dhe ndihmojnë shumë”- pohoi Aleksandar Petliçkovski, Imunolog.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se doza e tretë e vaksinës, jep mbrojtje deri në 80% në tejkalimin e variantit më të ri Omikron, i cili po bëhet dominues në botë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles