8.5 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Omicron, ulet ndjeshëm numri i infektimeve 

Për rreth 30% shënon rënie numri i të infektuarve nga Kovid19 ndërsa për 27,9% është numri i viktimave me virusin korona. Kështu tregon raporti i fundit javor i Institutit të Shëndetit Publik, shkruan Alsat.

Sipas raportit, për dallim nga një javë më parë, grup mosha nga 0-9 vjeç rezulton me më pak raste pozitive ndërsa më e infektuar rezulton mosha mbi 60 vjeçare. Në bazë të kësaj rënie të ndjeshme të rasteve pozitive si dhe të vdekurve nga Kovid Komisioni për sëmundje ngjitëse ka propozuar heqjen e dy masave të cilat deri më tani kanë qenë në fuqi.

Komisioni si masë lehtësuese e konsideron edhe propozimin që shtetasve tanë të mos i kërkoj certifikata, teste pcr apo dëshmi se ka kaluar virusin për të kaluar kufirin kur dihet fakti se pa njërin nga këto dokumente askush nuk mund të hyjë në shtetet që i aplikojnë këto masa.

“Masa e parë që propozojmë të hiqet ka të bëjë me shfuqizimin e posedimit të detyrueshëm të PCR testit negative, certifikatës së vaksinimit apo dëshmisë se personi e ka kaluar virusin gjatë daljes nga shteti jonë. Sqaroj që kjo nuk do të thotë se vlen dhe në shtetet që e kërkojnë të posedoni këto dokumente. Propozimi  i dytë ka të bëjë me shfuqizimin e masës e cila ka qenë në fuqi, e cila I liron gratë shtatzëna nga puna deri në përfundimin e pandemisë”, tha Zllate Mehmedoviq, Zëdhënës I Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Ndërkohë skriningu i nxënësve të shkollave fillore ka vazhduar edhe sot dhe sipas KSI-së nga mbi 800 nxënës të testuar deri më sot vetëm 8 prej tyre kanë dalë pozitiv ndaj virusit korona, që nënkupton se numri i nxënësve të infektuar është i papërfillshëm. Ekipi i ALSAT ishte në njërën nga shkollat ku kryhet testimi.

“Deshëm ta dimë a janë pozitiv apo negative fëmijët prandaj pranuam. Unë pata në testim dy fëmijë, njëri klasa e katër dhe tjetri klasa e dytë. Të mos frikësohen prindërit, të gjithë le të testohen me qëllim që të dihet nëse shkolla është e sigurte”

“Sot deri më tash, ekipi ynë kemi kaluar 3 shkolla në komunën Gazi Babë, kemi testuar rreth 200 fëmije kështu që kemi në plan edhe dy shkolla tjera sot t’i kalojmë. 2:25 Ja një e dhënë jo zyrtare për sot, deri më tani rezultatet janë shumë të mira. Nuk kemi asnjë nxënës të infektuar gjë që na gëzon shumë”, tha Denis Jankullovski, Qendra për Shëndet Publik

Sipas planit, e paraparë është të testohen rreth 2000 nxënës. Testimi I nxënësve të shkollave fillore bëhet për tu parë se sa është qarkullimi I virusit Brenda shkollave të vendit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles