5 C
Struga
Monday, April 22, 2024
spot_img

Omicron s’ka të ndalur, shtete të shumta rishqyrtojnë masat mbrojtëse

Kjo javë pritet të jetë thelbësore për të kuptuar sesa i ashpër është Omicron, varianti i ri i koronavirus. Vala e re e infektimeve në Afrikën e Jugut po dominohet nga ky varianti.

Mjekët në këtë vend thonë se numri i rasteve është i lartë, por fatmirësisht me simptoma të lehta. Infektimit nuk i ka shpëtuar as presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa. Ekipi i tij thotë se po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa raportohet se ka simptoma të lehta dhe është izoluar në Cape Town. Në mes të një vale të re të pandemisë së Covid-19 gjenden edhe Shtetet e Bashkuara. Por marrja e një doze përforcuese duket se mbron nga Omicron.

“Të dhënat paraprake kanë treguar se kur merr një dozë përforcuese, për shembull, dozën e tretë të vaksinës me MRNA, ngre nivelin e mbrojtjes mjaftueshëm për t’ju mbrojtur kundër Omicron”, ka deklaruar Fauci.

Në të paktën 29 shtete amerikane janë raportuar raste me këtë variant të ri të koronavirusit. Për të frenuar përhapjen, autoritetet po shqyrtojnë rikthimin e detyrimit të mbajtjes së maskave dhe vendosjen e disa kufizimeve të tjera. Ndërsa Franca, valën e Omicron e pret në janar, raporton a2news.

“Nuk besoj se situata do të përmirësohet me Omicronin që po vjen. Mendoj se do të jetë shumë keq dhe duhet të bëjmë kujdes. Vaksinoni personat që nuk janë imunizuar”, tha Catherine Hill, epidemiologe në Francë.

Ndërkohë, Australia raportoi pacientin e parë të infektuar me Omicron që shtrohet në spital. Ky shtet e ka orientuar luftën ndaj valës së re të pandemisë në shtimin e mbrojtjes me anë të një doze përforcuese në vaksinat Anti-Covid. Turqia është shteti më i fundit që raporton se Omicron është prezent në vend.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles