10 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Omicron po bëhet variant dominues, pse i ngjan më shumë ftohjes se Covidit ‘klasik’

Deri më tani, varianti Omicron është shoqëruar me infeksione të lehta, të cilat kanë rezultuar në një sërë simptomash që i ngjajnë ftohjes së zakonshme, më shumë sesa Covidit ‘klasik’.

Të kesh dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë, ndjesi të lodhur dhe teshtitje të shpeshta mund të ndihen si një ftohje e zakonshme ose grip.

Sidoqoftë, profesori Tim Spector, kreu i aplikacionit të studimit ZOE Covid në Mbretërinë e Bashkuar, u bën thirrje të gjithëve që vuajnë nga simptoma të ngjashme me të ftohtin që të testohen menjëherë.

Për më tepër, ai theksoi se simptomat si ethet, kolla dhe humbja e nuhatjes janë tani në “minorancën e simptomave”.

“Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma klasike,” tha ai.

Thënë kështu, disa nga simptomat më të zakonshme të raportuara tek njerëzit e infektuar me Omicron deri më tani janë ethet e lehta, lodhja, gërvishtjet e fytit, dhimbjet e trupit dhe djersitjet gjatë natës, pa asnjë shenjë të dobësimit të shqisës së nuhatjes dhe shijes.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles