16 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

OKB bën bilancin tragjik: Mbi 5 mijë civilë ukrainas janë vrarë që prej fillimit të pushtimit rus

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) njoftoi sot se më shumë se 5,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt.

Megjithatë OKB thekson se shifrat realet të civilëve të vrarë mund të jetë shumë herë më i lartë, shkruan The Guardian.

OHCHR, e cila ka dhjetëra vëzhgues të të drejtave të njeriut në vend, tha në përditësimin e saj javor se 5,024 njerëz ishin vrarë në Ukrainë ndërsa 6,520 u plagosën.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Ukrainë janë plagosur 12 civilë ndërsa rezultojnë të zhdukur 7 persona, pasi forcat ruse sulmuan qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, shkruan CNN.

“Armiku bombardoi qytetin masivisht gjatë natës. Rusët po shënjestrojnë zonat e banuara, qendrat tregtare, dhe ndërtesat e banimit”, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së Presidentit, në Telegram.

Oleksandr Sienkevych, kryebashkiaku i Mykolaiv, tha se dy spitale u dëmtuan nga bombardimet, por nuk kishte të lënduar. Administrata ushtarake rajonale tha se forcat ruse vazhduan të sulmojnë komunitetet përreth Mykolaiv, por fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.

Fshatrat përgjatë kufirit midis Mykolaiv dhe Kherson janë bërë vijat e frontit ndërsa forcat ukrainase përpiqen të depërtojnë në mbrojtjen ruse në rajon. Ndëkohë 7 persona janë zhdukur pas shpërthimeve të shumta gjatë natës në qytetin e pushtuar nga Rusia Nova Kakhovka, sipas autoriteteve atje.

Qyteti, në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, u trondit nga shpërthime të shumta të hënën, ndoshta më i madhi që nga fillimi i luftës.

“Shtatë njerëz janë të zhdukur, ka shumë të ngjarë të jenë nën rrënoja. Ne nuk kemi informacion të saktë për momentin. Unë mendoj se numri do të rritet për shkak të shkatërrimit në masë,” tha Leontev.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles