10 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

OBSH thotë se varianti i ri i COVID-19 është shqetësues

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se mutacioni i ri i koronavirusit është një variant shqetësues.

Varianti, me emrin Omicron, u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor.

I njohur më parë si B.1.1.529, ai është identifikuar gjithashtu në Belgjikë, Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael, shkruan BBC.

OBSH tha të premten se provat e para sugjeronin një rrezik në rritje të riinfektimit me këtë variant.

Në një deklaratë të premten, ku zyrtarisht është emëruar edhe varianti i ri, organizata tha se numri i rasteve të këtij varianti duket se po rritet në pothuajse të gjitha provincat e Afrikës së Jugut.

Nuk është e pazakontë që një virus të ndryshojë me kalimin e kohës. Një variant bëhet shqetësues kur ai mutacion mund të ndikojë në transmetueshmëri, virulenca ose efektivitet të vaksinave.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles