6.4 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

OBSH paralajmëron: Omicron po përhapet më shpejtë se të gjitha variantet, 77 vende tashmë kanë regjistruar rastet e para

Asnjë variant i coronavirusit deri më tani nuk është përhapur aq shpejtë sikur Omicron, ka njoftuar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), që vlerëson se të gjitha vendet tashmë janë prekur me këtë variant.

“Deri më tani 77 vende kanë regjistruar raste me variantin Omicron, por realiteti është që Omicron ndoshta gjendet në shumicën e shteteve, por që nuk është detektuar akoma. Omicron po përhapet me shpejtësinë që kurrë më parë nuk e kemi parë me variantet e tjera”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus gjatë një konference për media.

Kreu i OBSH-së, theksoi se është i brengosur që njerëzit po e konsiderojnë Omicronin beninj.

“Edhe pse Omicron shkakton më pak sëmundje serioze, numri i rasteve do të mund të mbingarkonte sistemin shëndetësor që në disa vende mund të mos jetë i përgatitur mirë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu paralajmëroi faktorin ndërkombëtarë që vetë vaksina në vete nuk mundësojnë daljen nga kjo krizë, dhe ka bërë thirrje që të shfrytëzohen të gjitha “veglat” anti-COVID, siç është bartja e maskës, ajrosja e ambienteve ku qëndrojmë si dhe respektimi i distancës fizike.

“Bëni të gjitha këto, dhe bëni mirë”, shtoi Tedros.

Gjithashtu është bërë e ditur se shfaqja e Omicronit i ka detyruar disa shtete që të fillojnë aplikimin e dozës së tretë për të rriturit, pavarësisht që nuk ka dëshmi për efikasitetin e asaj doze kundër variantit të ri

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles