3 C
Struga
Saturday, January 29, 2022
spot_img

OBSH paralajmëron: ‘Omicron’ mund të godasë vendet me mbulim të ulët vaksinimi

Mutacioni ‘Omicron’ i koronavirusit ka të ngjarë të përhapet në mbarë botën dhe në varësi të karakteristikave të variantit, “mund të ketë shpërthime të ardhshme të covid-19, të cilat mund të kenë pasoja të rënda në disa zona”.

Kështu paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila u bëri thirrje vendeve që të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve vulnerabël kundër covid-19 dhe të hartojnë plane zbutëse në mënyrë që të mbajnë funksionale shërbimet e tyre shëndetësore bazë.

“Omicron ka një numër të paparë mutacionesh në pikën e tij të proteinave, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në rrjedhën e pandemisë. Rreziku global nga Omicron vlerësohet të jetë shumë i lartë”, paralajmëroi OBSH.

Asnjë vdekje nuk është raportuar për momentin që të jetë pasojë e mutacionit Omicron, megjithëse OBSH thotë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të vlerësuar aftësinë e tij për të shmangur mbrojtjen e ofruar nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme.

“Rritja e rasteve, pavarësisht nga ashpërsia e tyre, mund të rrisë presionin në sistemet shëndetësore dhe mund të sjellë rritje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Ndikimi në popullatat e cenueshme do të jetë i rëndësishëm, veçanërisht në vendet me mbulim të ulët vaksinimi”, deklaroi OBSH.

OBSH-ja u informua për herë të parë për variantin e ri të koronavirusit më 24 nëntor nga autoritetet e Afrikës së Jugut, ku numri i rasteve me covid-19 është rritur ndjeshëm.

Që atëherë është përhapur në mbarë botën, me raste të raportuara në Australi, Belgjikë, Botsvanë, Britani, Danimarkë, Gjermani, Hong Kong, Izrael, Itali, Holandë, Afrikën e Jugut, Portugali dhe Kanada.

Duke ndjekur shembullin e Izraelit, Japonia njoftoi sot se ndalon të gjithë të huajt të hyjnë në territorin e saj, ndërsa vende të tjera kanë njoftuar pezullimin e udhëtimeve për dhe nga vendet në Afrikën Jugore.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles