17.7 C
Struga
Saturday, May 18, 2024
spot_img

Nxënësit e shkollave fillore fitues në konkursin figurativ me temë “Bota që e dua në 2023” u takuan me ministrin Shaqiri

Nëpërmjet ilustrimeve figurative pashë dëshirat e Juaja për 365 ditët e ardhshme. Ne kemi nevojë për një botë më të mirë, një vend më të mirë për të jetuar dhe sigurisht, uroj që kjo, në fakt, dëshira e përbashkët e të gjithë neve të realizohet, ndërsa që kjo të bëhet realitet, të gjithë ne duhet të jemi njerëz më të mirë, të respektojmë dhe pranojmë vlerat e vërteta njerëzore, të jemi të bashkuar dhe të përpiqemi më shumë për realizimin e tyre.

Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në takimin me nxënësit e shkollave fillore të cilët fituan në konkursin figurativ të shpallur nga MASH në mes të muajit dhjetori, me temë Bota që dua në 2023.

Duke i përgëzuar për vendet e para të fituara në disa kategori, ai theksoi se me pjesëmarrjen e tyre në këtë garë, nxënësit e ngritën shpirtin e tyre konkurrues, ndërsa Ministria e shpërbleu kreativitetin e tyre.

“Këto ditë unë isha i befasuar nga vizatimet e mrekullueshme që me mua i ndante komisioni i obliguar për shqyrtimin dhe vendosjen se cili vizatim është më i miri. Janë pranuar mbi 700 vizatime dhe për mua të gjitha vizatimet janë të mrekullueshëm. Nëse do të më duhej të vendosja vetë, ndoshta nuk do të kisha zgjedhur vetëm një fitues në secilën kategori, por kështu janë kushtet në konkurs, dhe zakonisht çdo konkurs përfundon me një fitues, prandaj jeni këtu sot iu tha Shaqiri nxënësve të shkollave fillore duke ju dëshiruar atyre lumturi dhe sukses në vitin 2023.

“Vazhdoni të ëndërroni dhe realizoni ëndrrat tuaja dhe ne do të vazhdojmë t’ju ​​mbështesim në këtë”, shtoi ministi.

Për rikujtim konkursi, i cili parashikonte garë në tre kategori – për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, nga klasa e katërt deri në të gjashtën dhe për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën, u dha mundësinë nxënësve të shkollave fillor që të tregojnë kreativitetin e tyre duke ilustruar dëshirat dhe pritshmëritë e tyre, në vitin 2023, për të fituar një çmim të përshtatshëm.

Çdo nxënës mund të dërgonte vetëm një punim artistik të autorit individual në vetëm një kategori, që korrespondon me klasën në të cilën ai mëson. Afati i fundit për aplikim ishte 23 dhjetor.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles