3 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Nuk ka rëndësi ndeshja me Çekinë, Shqipëria kalon në Evropian vetëm me 1 fitore

Shtatori mbërriti dhe tani Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në fazën më vendimtare për sa i përket rrugëtimit drejt Euro 2024. Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më 7 shtator në Pragë, ndërsa më tre ditë më vonë presin Poloninë në një “Air Albania“ të stërmbushur.

Shqipëria nuk ka pse shkon më larg për të siguruar kualifikimin. Bileta për në Gjermani gjendet pikërisht në këto dy sfida. Madje, as një humbje në Pragë nuk do e nxirrte Shqipërinë nga gara për kualifikim. Ekipi i udhëhequr nga Silvinjo mjafton që të mposhtë Poloninë në Tiranë dhe kualifikimi është një çështje thuaje e mbyllur.

Në një skenar të tillë, atëherë kuqezinjve i torelohet edhe një barazim me Republikën Çeke në tetor për të lënë mbrapa me një pikë polakët, edhe nëse këta të fundit fitojnë çdo ndeshje të mundshme. Polonia do të përballet dy herë me Ishujt Faroe, një herë me Moldavinë dhe një herë me Çekinë. Në total 12 pikë të mundshme për të rrëmbyer.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles