18 C
Struga
Sunday, April 14, 2024
spot_img

Nuk ka prani të variantit delta plus të coronavirusit në Maqedoni

Analizat e Institutit të Shëndetit Publik nuk zbuluan praninë e deltës plus të coronavirusit.

Ky lloj po përhapet me shpejtësi në mbarë botën dhe tashmë është zbuluar në rajon.

“Ne nuk mund ta parandalojmë që virusi të vijë tek ne, që do të thotë se ka një probabilitet dhe rrezik të lartë që të përballemi me një valë të fortë. Nuk kemi asnjë mekanizëm tjetër për të luftuar, shohim se si janë mbushur spitalet në të gjitha vendet e rajonit. I bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Për të arritur vaksinimin e afro 70% të popullsisë së përgjithshme, duhet të vaksinohen edhe 400-450.000 qytetarë të tjerë”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për “Kanal5”.

Ai thotë se qytetarët duhet të kujdesen jo vetëm për të drejtat e tyre, por edhe për detyrimet që kanë.

Filipçe ka shpjeguar se qytetarët që kanë kundërindikacione për vaksina dhe ky numër është shumë i vogël, nuk do të duhet të vaksinohen apo të bëjnë teste PCR, por mjafton konfirmimi nga specialisti se nuk mund të vaksinohen.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles