12 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Njoftim nga Agjencia për punësim -Strugë

Të nderuar,

Ftojmë të gjithë personat jurudik, që ditën e hënë (18 prill) në ora 10:00, në sallën e këshillit komunal-Strugë, të marrin pjesë në mbledhje e organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në RMV, në kuadër të projektit “EU for Economic Growth” (“BE pë rritje Ekonomike”).

Temë diskutimi do të jetë mbështetja financiare (grant), për personat juridik, që dukshëm do të rris mundësit për mbijetes dhe ngritje financiare të kompanive.

Ndërmarrjet përmes mbështetjeve financiare (grant) do të inkurajojnë ekonominë lokale, por gjithashtu do të mund të përmirësojnë kapacitetet menaxhuese, teknike etj. Gjithashtu, nëpërmjet granteve mund të përmirësohet performancat e biznesit në lidhje me fitimin, gjë që do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës.

Nga mbështetja financiare, gjithashtu do të mund të bëhet prezantini i produkteve dhe shërbimeve të reja nga kompanitë, si dhe zbatini i ekonomisë së gjelbërt dhe marrje e masave për modelin e “zero ndotjes”, që të ndalohet ndikimin negativ në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Me respekt,

Udhëheqësja e Agjencionit për Punësim-Strugë

Znj. Elvadina Dika

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles