12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Një strugan i bashkohet skuadrës së Voska Sport

Strugani Agon Hani pritet të jetë lojtari më i ri i Voska Sport, mëson nga burime të besueshme “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një futbollistë 25-vjeçar që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa te Voska Sport vjen për të zëvendësuar Iljas Çilafin, i cili ditë më parë iu bashkua skuadrës së Detonit Plaçkovica.

Hani së fundmi ishte pjesë e Pobedës nga Prilepi duke luajtur në Ligën e Parë, mirëpo me humbjen e statusit të skuadrës  elitare, i njëjti vendosi që të largohet nga kjo skuadër.

Informacione të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Hani ka pranuar ofertën e Voska Sport, drejtuesit e së cilës skuadër pritet ta prezantojnë atë gjatë ditës së sotme.

Hani karrierën profesioniste e kishte nisur te Akademia Pandev, për të luajtur më pas edhe me Mladost Carev Dvor, nga e cila skuadër verën e vitit 2016, si 18-vjeçar ishte transferuar te skuadra çeke e Slovaçko U19. Ai më pas provoi veten edhe tek skuadra e të rinjëve të Jablonec, që më pas të transferohet te ekipi i seniorëve të Vysehrad, aty ku luajti për një vit të plotë, për tu rikthyer sërish në futbollin vendor verën e vitit 2020.

Me një eksperiencë nga futbolli europian, Hani vendosi të rikthehet te skuadra e vendlindjes së tij, Struga Trim Lum, që tashmë luante në Ligën e Parë, ndërsa pas dy viteve qëndrim, me jo edhe aq shumë minutazh në këmbët e tij, i njëjti verën e vitit 2022 vendosi të transferohet te Pobeda.

Hani në Ligën e Parë numëron plotë 57 paraqitje dhe 3 asistime për gol, ndërsa përvoja e tij pritet që të ndihmojë Voska Sport në garat elitare, ku kjo skuadër do të marrë pjesë për herë të parë, pas suksesit historic edicionin e kaluar, kur u shpallën kampion në Ligën e Dytë unike. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles