9 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Ngec imunizimi kundër Covid 19, ndërsa rritet interesi për dozën e tretë

Përqindja e imunitetit kolektiv kundër Kovid 19 stagnon tanimë disa muaj. Qendrat e vaksinimit janë thuajse bosh. Radhët e pakta që krijohen janë kryesisht nga ata të cilët shkojnë për ta marrë dozën e tretë, ndërsa për dozën e parë interesimi nuk po shënon rritje muaj me radhë. Në bazë ditore në gjithë vendin me dozën e parë mesatarisht vaksinohen nën 1000 qytetarë. ALSAT vizitoi pikën e vaksinimit në poliklinikën e Draçevës e cila përfshin disa lagje të komunës së Kisella Vodës. Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim, duke thënë se ka numër të mjaftueshëm të vaksinave.

“Për dozën e parë mund të themi se nuk jemi shumë të kënaqur. Numri për dozën e parë ka rënë kohës së fundit. Edhe në Dracevë kemi Pfizer dhe të gjithë ata që kanë dashtë të vaksinohen me Pfizer kanë shkuar në Qendrat tjera tash kemi edhe këtu dhe lirisht të vijnë, iu bëjmë apel pacientëve të kësaj rrethine, komunës së Studenicanit, Zelenikovës dhe vendbanimit Dracevë që të vijnë dhe te ne sepse kemi edhe Pfizer qoftë për të parën, të dytën apo të tretën. 4:29 Së paku për stinën e vjeshtës ku na pret edhe gripi sezonal ndoshta edhe sëmundje të tjera për stinën e vjeshtës do të duhet të bëhet një kampanjë ndoshta më e gjerë ky është momenti më i duhur”, tha Rijad Adili, Mjek në Poliklinikën e Draçevës.

Qytetarët të cilët i takuam në poliklinikën e Draçevës shumica ishin për dozën e tretë.
“Ne u vaksinuam me Sinofarm, ndërkaq të tretën sot do e marrim Pfizer.6:15 Tani na erdhi porosia për dozën e tretë”.

“Jam për dozën e tretë”.

“Jam për dozën e tretë sot dhe do vaksinohem me Pfizer. Dy të parat i kam marr nga vaksinat kineze, tani e treta ndryshe”.

Të paktë ishin ata që i takuam të cilët kishin ardhur për dozën e parë.

“Sot jam për dozën e parë. Cila do qoftë vaksinë të jetë, qoftë Pfizer qoftë Sinovak”.

ALSAT pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë nëse planifikojnë të ndërmarrin masa për nxitjen e qytetarëve për tu vaksinuar por përgjigje nuk morëm. Deri më tani është vaksinuar vetëm 35% e popullatës vendore. Për tu arritur imuniteti kolektiv i nevojshëm është vaksinimi i 85% popullatës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles