6.4 C
Struga
Sunday, April 21, 2024
spot_img

Nga sot me certifikatë të vaksinimit në vendet e punës në Shqipëri

Me rikthimin në punë më 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike në Shqipëri do të duhet të vërtetojnë se nuk janë bartës të virusit COVID-19 për t’u pranuar në vendin e punës.

I njëjti rregull do të vlejë edhe për ata që punojnë në biznese private dhe janë në shërbim të qytetarëve.

Në këtë mënyrë ata do të duhet të pajisen me një nga tre dokumentet që tregon se nuk janë të infektuar. Certifikata e vaksinimit e gjeneruar nga e-Albania do të jetë dokumenti i parë që do të kërkohet.

Në mungesë të saj, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, do të duhet të paraqesin një test PCR negativ çdo 5 ditë, respektivisht mëngjesin e çdo të hëne.

Dokumenti i tretë është ai që fakton se ke kaluar COVID-19 brenda gjashtë muajve të fundit. Certifikata e shërimit, lëshohet nga e-Albania ose nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni me vlefshmëri deri në 6 muaj.

Komiteti teknik i ekspertëve ka vendosur që nga paraqitja e këtyre tre dokumenteve përjashtohen personat që kanë dokument mjekësor të lëshuar nga mjeku për mosaplikimin e vaksinës.

Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles