7.9 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Nëpunësit e mbrojtjes dhe pjesëtarët e ushtrisë festuan ditëlindjen e 31 të Armatës, Petrovska u tha atyre se janë një familje profesionistësh me të cilën të gjithë qytetarët janë krenarë

Sot në Stadiumin Ushtarak, në prag të ditës së nesërme të Armatës, nëpunësit e mbrojtjes dhe pjesëtarët e ushtrisë solemnisht festuan ditëlindjen e 31-të të Armatës maqedonase. Në këtë aktivitet u lexuan të gjithë oficerët e graduar deri në gradën nënkolonel, si dhe të gjithë oficerët e mbrojtjes dhe pjesëtarët e Armatës të shpërblyer dhe lavdëruar.

Ministrja Petrovska në fjalën e saj theksoi se ndihet krenare për profesionalizmin, motivimin dhe përkushtimin me të cilin janë nisur dhe janë duke u zbatuar iniciativat e fuqishme reformuese në mbrojtje.

„Një ministër është po aq i suksesshëm sa bashkëpunëtorët e tij dhe faktet tregojnë se mbrojtja funksionon jashtëzakonisht me sukses, prandaj merita nuk është e imja, nuk është e një individi, por e të gjithë neve së bashku, sepse jemi një familje, një organizëm që mund të funksionojmë vetëm nëse punojmë si një, të bashkuar në qëllimin tonë të përbashkët”, tha ministrja.

Petrovska falënderoi pjesëtarët e Armatës sepse çdo sfidë e pranojnë si detyrë tjetër të cilën e kryejnë me përkushtim maksimal, profesionalisht dhe pa hezitim. Ajo u tha oficerëve të mbrojtjes se çdo gjë është e kompletuar kur ka gjithçka dhe se ashtu siç kujdeset për standardin e personelit të Armatës, ashtu është prioritet edhe standardi, pozita dhe roli i nëpunsve të mbrojtjes.

„Sistemi nuk do të funksionojë nëse nuk investojmë dhe nuk i kushtojmë rëndësi pozitës, rolit dhe standardit të nëpunsve të mbrojtjes aq sa i kushtojmë rëndësi standardit të pjesëtarëve të Armatës. Ne jemi një ind i ndërlidhur i të cilit nëpunsit e mbrojtjes janë një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Të gjithë ju jeni të rëndësishëm për mua dhe jeni mbrojtja e atdheut”, tha ministrja.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski u shprehu mirënjohje dhe falënderim të gjithë punonjësve të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Armatës për përpjekjet, rezultatet dhe punën e përgjithshme në vitin e kaluar, të cilat janë njohur dhe vërejtur në shoqëri.

„Në periudhën e kaluar kemi arritur rezultate vërtet të mëdha, kemi një udhërrëfyes të qartë kah duhet të lëvizim prioritetet tona në periudhën që pason, kjo është detyrë dhe obligim ndaj brezave të ardhshëm të atdheut tonë”, tha gjeneral Gjurçinovski.

Më herët delegacioni i kryesuar nga ministrja Petrovska vendosi një kurorë me lule të freskëta në memorialin në nderim të mbrojtësve në rrethin e Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles