6 C
Struga
Saturday, January 28, 2023
spot_img

Nën presion nga sanksionet, Rusia po konsideron legalizimin e kriptovalutave

Rusia planifikon të legalizojë kriptovalutat vitin e ardhshëm me qëllimin kryesor për të zbutur ndikimin e sanksioneve perëndimore. “Në pagesat ndërkombëtare, (kriptomonedha) mund të përdoret mirë,” tha Anatoly Akshakov, kreu i komitetit të çështjeve ekonomike të Dumës së Shtetit, sipas gazetës Kommersant.

Kjo është një garanci ligjore e përdorimit të tyre për të siguruar “importimin paralel”. Importimi paralel është termi i përdorur nga autoritetet ruse për të përshkruar importimin e mallrave pa lejen e shprehur të prodhuesve. Deri më tani, përdorimi i kriptomonedhave në Rusi është i ndaluar.

Banka qendrore ishte shumë skeptike për këtë fenomen prej vitesh. Megjithatë, në shtator, kryeministri rus Mikhail Mishustin tregoi një ndryshim në qëndrim. Ai bëri të ditur se deri në fund të vitit autoritetet kompetente do të pajtohen për një qëndrim uniform.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles