9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Nejmar, kontratë faraonike

Tani është zyrtare. Nejmar është një lojtar i Al-Hilal, ndërsa do të mund të fitojë më shumë se sa 300 milion euro në dy vite, kjo midis pagesës fikse dhe bonuseve. Mbi të gjitha braziliani do të ketë dhe përfitime luksi, të cilat e bëjnë më faraonike kontratën e tij.

80 milion euro të parashikuara për vetëm dy vite – ndoshta për të mos u larguar shumë nga Europa, edhe pse ishte një lamtumirë e sforcuar që do të ketë ardhur nga prishja e marrëdhënieve me Mbape – janë një shifër jashtë merkatos që e vendosin brazilianin në vendin e dytë pas Benzema (100 milion) si lojtarin më të paguar në Saudi Pro Ligë. Paris Sen Zhermen, nga ana e saj, ka pranuar propozimin prej 80 milion euro plus bonuset lehtësisht të arritshme që shkojnë deri në 120 milion në total për një futbollist që ishte bërë një ndarje e pashmangshme nga shtëpia.

Parisi kishte shpenzuar 222 milion euro më 2017-ën për ta marrë nga Barcelona, por gjashtë vite më pas kuotat kanë rënë në mënyrë të habitshme. Në të njëjtën kohë, Al-Hilal ka gjetur sulmuesin ideal pasi kishte ndjekur më parë Mbape dhe Osimhen.

“Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një lojtari të jashtëzakonshëm si Nejmar, një nga futbollistët më të mirë në botë”, ka deklaruar Naser Al-Kelaifi, presidenti i Paris Sen Zhermen. “Nuk do ta harroj kurrë ditën në të cilën ka ardhur tek Paris Sen Zhermen, si dhe për kontributin që ka dhënë në klubin tonë në 6 vite. Kemi kaluar një moment të madh dhe Nejmar do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Do të doja ta falënderoja Nejmarin dhe familjen e tij dhe i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij dhe aventurën e tij të ardhshme”, ka thënë Al-Kelaifi.

Sakaq Al-Hilal ka prezantuar Nejmarin me një video të një impakti të fortë emocional publikuar në rrjetet sociale. Braziliani ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i Al-Hilal. “Jam këtu në Arabinë Saudite dhe një Hilal”, ka përfunduar Nejmar.  

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles