16.9 C
Struga
Monday, May 20, 2024
spot_img

Nefrologjia e Strugës u pajis me aparatin e vetëm mobil të dializës nga familja e pacientit që vdiq vitin e kaluar

Spitali i Specializuar për Nefrologji në Strugë u pajis me një aparat të lëvizshëm të hemodializës si donacion nga familja e Sofia Ognenovës, paciente e cila vdiq vitin e kaluar në moshën 62 vjeçare dhe ishte e vetmja në Maqedoni që bënte hemodializën në shtëpi.

Në përvjetorin e vdekjes së Ognenovës, stafi mjekësor i këtij spitali vuri në përdorim aparatin dhe shënoi Ditën Botërore të Veshkave.

Drejtori Aleksandar Poposki, thotë se aparati është i rëndësishëm sepse mund të përdoret për të ndihmuar edhe në kushte të fatkeqësisë elementare, por edhe në çdo rast kur kategoritë e rrezikuara kanë nevojë.

“Bëmë përgatitjet për një vit dhe në përvjetorin e vdekjes së saj e morëm këtë aparat, që do të thotë shumë për ne, aq më tepër që motoja e festës së sivjetme të Ditës Botërore të Veshkave është përgatitja për fatkeqësitë natyrore, fatkeqësitë si tërmetet, luftërat etj. Pikërisht kjo pajisje e veçantë mund të ndizet kudo, në çdo vend. Ka mundësi që të bashkohen dy-tre pacientë në ditë dhe kjo nuk është pak”, thotë doktor Poposki.

Familja e Sofisë shprehet se historia e saj e sëmundjes së veshkave filloi dhe përfundoi me një donacion dhe se Sofija gjithmonë i ka ndihmuar njerëzit, prandaj me këtë veprim, humaniteti i saj do të jetojë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles