17.5 C
Struga
Tuesday, May 24, 2022
spot_img

Në vitin 2021, 46 milionë euro u arkëtuan nga taksat rrugore

Në vitin 2021, janë arkëtuar 46 milionë euro nga pikëpagesat rrugore. Drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rrustemi në intervistën “10 Minuta” në TV21 tha se ky ishte vit rekord.

E lëvizje më të mëdha sipas matjeve që bëhen nga kjo drejtori u shënuan në korridorin 8. Ndryshe nga muaji prill me punë do të fillojnë edhe dy pikë pagesat në autostradën “Goce Dellçev” nga Miladinovci në Shtip të cilat do të kushtojnë 50 dhe 70 denarë.

Rrustemi mes tjerash theksoi se me intensitet të shtuar po punojnë që të zbatohet pagesa rrugore në formë elektronike të cilat tashmë janë në korridorin 10.

“Në pjesën Milladinovc-Shtip deri në fund të prillit do t’i lëshojmë në përdorim këto dy pikë pagesa rrugore dhe çmimi i këtyre pikë pagesave rrugore do të jetë në bazë të rregullores dhe në bazë të Ligjit për rrugë shtetërore. Në bazë të ligjit për rrugë shtetërore çdo pagesë bëhet në bazë të që kalojmë me 2.56 denarë për kilometër”, tha Rustemi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles