24 C
Struga
Monday, June 27, 2022
spot_img

Në Maqedoni me dy doza janë vaksinuar mbi 810 mijë qytetarë

Ministria e Shëndetësisë informon se deri më 14 dhjetor, gjithsej në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 838.987, prej të cilëve 810.990 me dy doza, ndërsa tre doza kanë marrë 86.266 qytetarë.

Në Maqedoni gjithsej janë aplikuar 1.736.243 doza të vaksinave.

“Mbulimi me vaksinim me dy doza të popullatës së rritur është 48%, dhe 57% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë të rivaksinuar. 22% e qytetarëve të vaksinuar mbi 60 vjeç kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës. Mbulimi me një dozë të vetme vaksine në popullatën e rritur është 50%”.

“Vaksinimi është i pandërprerë në të gjitha pikat e vendit dhe vaksinimi në terren është duke u zhvilluar. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe përfundimin fatal të sëmundjes”, thonë nga MSH.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles