8.9 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Në Maqedoni janë vaksinuar 38 përqind e popullsisë

Të premten dhe të shtunën në Maqedoni janë dhënë gjithsej 4.684 doza të vaksinës, prej të cilave 1.133 si dozë e parë, 916 si dozë e dytë, ndërsa 2.635 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përfshirë 13 nëntorin, gjithsej janë vaksinuar 813.782 qytetarë, prej të cilëve 784.833 me dy doza, ndërsa 54.170 e kanë marrë edhe dozën e tretë.

“56% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 58% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza 47% e qytetarëve mbi 18 vjeç”.

“Sipas numrit të vaksinave të administruara 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, kurse 38% e tyre ka marrë dy doza vaksine”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles