14 C
Struga
Tuesday, April 16, 2024
spot_img

Në kufirin polako-ukrainas Kryediplomati Osmani do të takohet me Shefin e diplomacisë ukrainase

Në kufirin polako-ukrainas Kryediplomati Osmani do të takohen me Shefin e diplomacisë ukrainase

Treshja kryesuese me OSBE-në, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani; i Polonisë, Zbignjev Rau dhe ajo e Suedisë, An Linde, më 8 prill 2022 do të udhëtojnë në kufirin polako-ukrainas.

Gjatë qëndrimit do të realizojnë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba dhe do të vizitojnë Qendrën e pranimit të refugjatëve në afërsi të vendkalimit kufitar Korçova.

Vizita e të tre ministrave është nëdrejtim të mbështetjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dokumentet bazë të OSBE-së, si dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të shtetasve ukrainas. Si pjesë e treshes kryesuese me OSBE-në, do të shqyrtohen mundësitë për shfrytëzimin e mekanizmave dhe mjeteve të OSBE-së për zbutjen e pasojave nga lufta.

BujarOsmani

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles