3.9 C
Struga
Tuesday, March 5, 2024
spot_img

Në Kinë ofrohet shpërblim për çiftet nëse nusja është më e re se 25 vjeç

Një qark i Kinës po u ofron çifteve një “shpërblim” prej 137 dollarësh nëse nusja është 25 vjeç ose më e re, masa më e re për të nxitur të rinjtë të martohen mes shqetësimeve për ulje të shkallës së lindjeve.

Lajmërimi nga Qarku Changshan thotë se shpërblimi është për të promovuar “martesën në moshë të përshtatshme dhe lindshmërinë”.

Kufiri ligjor i moshës për martesë në Kinë 22 për meshkujt dhe 20 për femrat, por numri i çifteve që martohen ka rënë. Kjo ka çuar në shkallë të ulët të lindjeve me politikat që e bëjnë të vështirë që gratë beqare të kenë fëmijë, raportoi Reuters.

Shkalla e martesave goditi rekord të ulët në vitin 2022 me 6.8 milionë, më e ulëta që nga viti 1986. Ishin 800,000 më pas martesa vitin e kaluar se në vitin 2021.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles