22 C
Struga
Saturday, August 13, 2022
spot_img

Në janar pritet të rritet paga minimale në 18 mijë denarë në Maqedoni

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se paga minimale do të rritet në 18 mijë denarë nga janari i vitit të ardhshëm.

“Paga minimale do të rritet në 18 mijë denarë, pas vitit të ri. Pagat nuk qëndrojnë. Në vitin 2016 paga mesatare ishte 22-23 mijë denarë, ndërsa tani është 28.820 denarë dhe do të rritet në vazhdimësi. Rritje të pagave do të kemi edhe në arsim, shëndetësi dhe sektorin privat”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se në vitin 2017 paga minimale ishte 9.000 denarë ndërsa në vitin 2017 u rrit në 15 mijë denarë.

Kujtojmë se rritja e pagës minimale ishte premtim i kryeministrit Zaev në fushatën për zgjedhjet lokale të sivjetshme.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles