13.5 C
Struga
Thursday, September 29, 2022
spot_img

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se ka sjellë vendim për çmime të reja të derivateve të naftës.

Me këtë vendim bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,88% në raport me çmimet nga data 18.7.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 2,50
denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Çmimet të cilat do të vlejnë nga mesnata e sotme janë si më poshtë:

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS95 – 98,50 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS98 – 101,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 100,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 98,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 50,044 (denarë/kilogram).

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles